Këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan po fillon bisedimet disaditore me zyrtarë të lartë kinezë në Pekin këtë javë, me qëllim qetësimin e tensioneve midis dy superfuqive përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA .
Sullivan, kryediplomati i Kinës Wang Yi dhe të tjerë takohen për bisedimet e 27-29 gushtit, ndërsa të dy vendet janë në mosmarrëveshje për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën , pretendimet territoriale kineze nga Tajvani në Detin e Kinës Jugore dhe tregtinë./reuters/