Legjenda e Anglisë, Paul Gascoigne, ka shprehur dëshirën që Pep Guardiola të marrë drejtimin e Tre Luanëve.
Lee Carsley është emëruar si trajner i përkohshëm pas largimit të Gareth Southgate në fund të Euro 2024.
“Guardiola gëzon respektin e të gjithëve, ka qenë trajner i Barcelonës dhe ka pasur lojtarët më të mirë në botë. Ka qenë gjithashtu te Bayern Munich. Ka arritur rezultate shumë të mira. Të gjitha ekipet që ka drejtuar e respektojnë,” ka thënë Gascoigne për Techopedia.
“Më kanë thënë se Southgate do të merrte drejtimin e Manchester United dhe se Pep Guardiola do të bëhej trajneri i Anglisë! Të shohim se çfarë do të ndodhë këtë vit. Ndoshta do të ndodhë verën e ardhshme.” /Telesport.al/