Presidenti rus Vladimir Putin do të ndërmarrë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin në rajonin e Kurskut të kapur nga trupat ukrainase, por forcat ruse do të hasin “një luftë të vështirë”, tha të mërkurën zëvendësdrejtori i CIA-s, David Cohen.
Cohen tha në një konferencë të industrisë së sigurisë kombëtare se rëndësia e inkursionit ukrainas që ka kapërcyer rreth 300 milje katrorë (777 km katror) të provincës ruse mbetet për t’u parë./reuters/