Juventus i ofron kontratë të re Buffonit

Gardiani italian pritet të vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Allianz”.

Gjiganti italian Juventus thuhet se është i gatshëm që t’i ofrojë Gianluigi Buffon një kontratë të re një vjeçare, raporton “Tuttosport”.

Portieri veteran tani është 43 vjeç, por pavarësisht kësaj ai mbetet lojtar kyç në planet e Andrea Pirlos në Torino, dhe do t’i jepet shansi që të vazhdojë karrierën e tij të shkëlqyer në stadiumin “Allianz”.

Gjatë karrierës së tij si portier i Juventusit, Buffon ka bërë 682 paraqitje, duke e mbajtur portën e paprekur 322 herë.

Read Previous

E rrahin dhe e detyrojnë një femër të abortojë

Read Next

Arsim Bajrami tregon se çfarë notash ka pasur Vjosa Osmani në lëndët që i ka ligjëruar ai