Sulmohet gardiani nga një i paraburgosur në QKUK

Një person (me të meta psikike), i paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor ka sulmuar një gardian i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:45 në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK), në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull  kosovar (me të meta psikike), i paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë, deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor, ka sulmuar një gardian i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes shëndetësore”, thuhet në raport. 

Read Previous

Zemaj: Për pak ditë dolën mashtrimet e Kurtit

Read Next

Shumë hetime e pak dënime ndaj korrupsionit