Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ferizaj.

Policia njofton se viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ferizaj / 31.08.2024 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /KosovaPress/

Read Previous

Pritjet e mërgimtarëve zvogëlohen dukshëm në pikat kufitare të Kosovës

Read Next

Jadon Sancho tregon arsyen pse zgjodhi Chelsea-n