IDF njofton për vdekjen e gjashtë pengjeve izraelite

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se  forcat e saj kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah. IDF zbuloi edhe identitetet e tyre si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino.Zëdhënësi Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se ata ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i gjenim ata”.

Në deklaratën e lëshuar të dielën në mëngjes, IDF tha se trupat janë “rikthyer në territorin izraelit”.=

“Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor [2023] dhe u vranë nga Hamasi në Rripin e Gazës”, thanë autoritetet. /abcnews.al

Read Previous

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Arrestohen dy persona, e futën tjetrin me zor në veturë, e dërguan në shtëpi e më pas e rrahën