Tashmë është bërë e ditur se mesfushori i Kosovës, Valon Berisha e ka mbyllur sezonin para kohe si shkak i një lëndimi.
Mesfushori i Reims nuk ka arritur të rikuperohet, kështu ai do të qëndrojë jashtë fushave të gjelbërta deri në fillimin e sezonit të ri.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë Berisha, ku përmes një postimi shkruan:
“I pikëlluar të ju tregoj se sezoni ka marrë fund. Ndërhyrja kirurgjike shkoi mirë. Punë e madhe për t’u bërë në javët e ardhshme. Shihemi në sezonin tjetër”.