Adriana Matoshi zbulon se kush ia bëri ftesën që t’i bashkohet Vetëvendosjes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi  ka treguar se kush i bëri ftesë që t’i bashkohet Vetëvendosjes.

Ndryshe, Matoshi e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie.

“Në Lëvizjen Vetëvendosje kam shumë miq, njësoi si në parti të tjera që kam shumë miq, në Vetëvendosje kam edhe shokë edhe mendimet e ideja e tyre janë përputh me të mijat”, tha Matoshi.

“Unë Albinin e çmoi shumë si njëri si intelekt si njëri paqësor si njeri i pakorrektuar, e kam fol edhe me Albini, oferta sigurisht është bërë prej Albinit e njerëzve për rreth tij”, deklaroi Adriana Matoshi në T7.

Read Previous

Goditet një këmbësore nga një veturë në veri të Mitrovicës

Read Next

Presidentes së Kosovës vazhdojnë t’i arrijnë urime vende të ndryshme