OBSH-ja thotë se ka tejkaluar parashikimin për vaksinim të fëmijëve në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se vaksinat kundër poliomielitit për fëmijët në Gazën qendrore kanë “tejkaluar objektivin” në dy ditët e para të fushatës së saj të imunizimit. 

Dr Rik Peeperkorn, përfaqësues i agjencisë së OKB-së në territoret palestineze, ka thënë se të paktën 161 mijë fëmijë nën moshën 10 vjeç u vaksinuan të dielën dhe të hënën, duke tejkaluar parashikimin prej mbi 156 mijë fëmijë. 

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një sërë pauzash të lokalizuara në luftime, për të lejuar punonjësit e shëndetësisë të administrojnë vaksinat, pasi rasti i parë i konfirmuar i poliomielitit në Gaza në 25 vjet la një fëmijë 10 muajsh të paralizuar pjesërisht muajin e kaluar. 

Pauzat në luftime do të hyjnë në fuqi midis orës 06:00 dhe 15:00 me orën lokale, në tri faza të veçanta, në pjesët qendrore, jugore dhe veriore të Gazës. 

Dr Peeperkorn ka thënë se disa fëmijë besohet se jetojnë jashtë zonës së rënë dakord për pauzat dhe se negociatat po vazhdojnë për të lejuar punonjësit e shëndetësisë që t’i arrijnë edhe ata. 

Qëllimi i OKB-së është që të vaksinohen gjithsej 640,000 fëmijë./koha.net/

Read Previous

Elezi: Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit nga institucione të ndryshme

Read Next

KODI 95 për shoferët profesional, përse kërkohet e si mund të sigurohet?