Policia e Kosovës, bashkë me Doganën, kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.
Bëhet fjalë për një të dyshuar i cili në veturën e tij me targa të Serbisë kishte të ngarkuara 2000 korniza të plastikës për targa të automjeteve.
Incidenti ka ndodhur mes fshatit Dobrosinë dhe Stublinë, mbrëmë rreth orës 20:50, shkruan Indeksonline.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari po hynte ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, teksa i njëjti nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen e mallit.
“Lidhur me rastin, automjeti dhe malli i kontrabanduar janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Dheu i Bardhë” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/