Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se nga procesi i dialogut Kosovë – Serbi duhet të dalë sa më parë një marrëveshje që ka brenda njohjen e ndërsjellë.
Në një konferencë për media pas takimit me homologun kosovar, Glauk Konjufca, ajo ka theksaur se Shqipëria veson se Kosova do ta përmbyll këtë proces si një shtet me qëllime euroatlantike.
“Procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të ketë medoemos një rezultat, nënshkrimin e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtimin e drejtë minoriteteve konform Kushtetutës”.
“Në Tiranë është e palëkundur bindja se Kosova do ta përmbyllë këtë proces si një shtet me vizion euroatlantik, si një partner serioz, dhe i fortë për partnerët tanë”, ka thënë Spiropali. /Klankosova.tv