Një mësimdhënëse është arrestuar në qytetin e Pejës, pasi që e njëjta dyshohet se ka mashtruar me subvencione.
Arrestimin e saj e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Është arrestuar një person për veprën penale “Mashtrimi”. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj të njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi””, ka thënë Nikçi.
Mësohet se e njëjta është mësimdhënëse në shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë, dhe se ka mashtruar me subvencione në vlerë 300 mijë euro. /Telegrafi/