Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasur takim trepalësh në Bruksel

Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim trepalësh.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi atje ka zhvilluar vetëm takim bilateral me emisarin Miroslav Lajçak.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari për Media i Bislimit, Klisman Kadiu.

“Kanë mbaruar takimet. Pas pak iu informojmë më gjatë përmes komunikates. Takim trilateral nuk ka patur, vetëm bilateral me emisarin Lajçak”, ka thënë ai.

Bislimi dhe Petkoviq për herë të fundit në Bruksel ishin në fillim të korrikut, duke u kthyer nga atje pa ndonjë rezultat./Express

Read Previous

Francë: Asambleja Kombëtare jep dritën jeshile për të diskutuar mocionin e shkarkimit të Macron

Read Next

Kontrollet e gjurmëve të gishtërinjve dhe njohjes së fytyrës në BE pritet të vonohen sërish