Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Do të kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto, ka ripërsëritur qëndrimin e Budapestit zyrtar se nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryediplomati hungarez beson se në këtë moment kandidatura e Kosovës për anëtarësim në çfarëdolloj organizate ndërkombëtare nuk i kontribuon procesit të dialogut.

“Ne jemi që të ketë sukses në dialog, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Szijarto.

Më 17 maj të këtij viti Komiteti i Ministrave – organi vendimmarrës i Këshillit të Evropës – s’e futi në agjendë shqyrtimin e vendimit të Asamblesë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE.

Arsyeja e mos-trajtimit të çështjes së Kosovës në Komitetin e Ministrave ishte kushti që Franca, Gjermania e Italia artikuluan publikisht, e që Kosova refuzoi ta plotësojë me arsyetimin se kërkesa ishte absurde.

Shtetet më të fuqishme brenda Bashkimit Evropian kërkuan që Kosova të procedojë tutje me Asociacionin – të paktën ta dërgojë draft-statusin e këtij mekanizmi në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim. /Albanianpost.com

Read Previous

Thellohet bashkëpunimi ndërmjet SHKK-ës dhe Ambasadës Britanike

Read Next

Kurti: Falë MICS të dhënat e Kosovës krahasohen me ato të vendeve të tjera