Detaje nga arrestimi i dy personave për manipulim me provimin e patent shoferit në Gjakovë

Policia ka dhënë detaje mbi arrestimet e bëra në Gjakovë lidhur me manipulimin e provimit për patent-shofer.

Sipas policisë, dy persona të cilët ishin duke ju nënshtruar testit për patentë shoferi posedonin pajisje elektronike të cilat mund të keqpërdoreshin gjatë testit.

Sot rreth orës 12:00 nga zyrtarët në Qendrën për Patent Shoferi në Gjakovë, jemi njoftuar se dy persona të cilët ishin duke ju nënshtruar testit për patentë shoferi posedonin pajisje elektronike të cilat mund të keqpërdoreshin gjatë testi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruara ne polici dy përsona (meshkuj të moshës madhore), po ashtu dy pajisje elektronike janë sekuestruar. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.“, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/

Read Previous

Google hakmerret ndaj Margrethe Vestager para Gjykatës së BE-së

Read Next

Fidan: Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Kosovën është obligimi ynë historik