Kurti: Kosova vendi më demokratik në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel, ka marrë pjesë në një ligjëratë ku ka folur për dinamikat dhe perspektivat aktuale për angazhimin më të thellë dhe më të gjerë të Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).

“Ne shquhemi si vendi më demokratik në rajon. Kemi adresuar reformat e vonuara që nga viti 2012, në përputhje me hierarkinë e normave të BE-së,” deklaroi kryeministri Kurti gjatë një ligjërate të organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane.

Sipas tij, kapaciteti demokratik dhe institucional i Kosovës ka sjellë përfitime të mëdha ekonomike, duke rezultuar në rritje të fuqishme të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

“Komisioni i ri ka shansin të hapë një kapitull të ri për Ballkanin dhe Kosovën. Ne jemi në përputhje të plotë me vlerat e BE-së, dhe 22 shtete anëtare tashmë e kanë njohur pavarësinë tonë,” tha Kurti./rtklive

Read Previous

Borrelli thotë se qëllimi i sulmeve në Liban ishte “përhapja e terrorit”

Read Next

Në qendrën për patent shoferë në Gjakovë, Policia e Kosovës ndaloi dy persona