Katër nga 15 kandidatët për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë skualifikuar.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë.
“Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15 dhe procedura e përzgjedhjes vijon, komisioni do të vlerësojë kandidatin dhe më vonë do të vijojë intervistimi, brenda kësaj jave Ministri i Brendshëm do të propozojë kandidatin që do të jetë i duhuri për këtë pozicion”, deklaroi zyrtari shqiptar. /Albanianpost.com