Rodri jashtë fushës për disa javë

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, do të jetë jashtë fushës së blertë për disa javë. Kështu kanë raportuar të hënën mediumet angleze. 

Rodri, pas një përplasje të ashpër me mesfushorin e Arsenalit, Thomas Partey, e ka lënduar gjurin. Derbi City – Arsenal u zhvillua të dielën. 

Për Cityn, Rodri do të jetë mungesë e madhe. Spanjolli është lider i skuadrës angleze. 

Rodri është njëri prej 30 kandidatëve për ta fituar “Topin e Artë”. /Koha.net

Read Previous

Kremlini thotë se do ta studiojë “planin e fitores” së Zelenskyt nëse detajet publikohen zyrtarisht

Read Next

Kabineti francez mblidhet për të diskutuar çështjet e buxhetit dhe emigrantëve