Kosova i ka fituar pesë medalje në ditën e dytë të Kampionatit Mesdhetar në kategorinë e seniorëve në karate.
Kampionati në fjalë është duke u mbajtur në Olbia të Italisë.
Në ditën e dytë që ishte dje më 22 shtator, Kosova i fitoi tre medalje të bronzta dhe të argjendta.
Karateistet që fituan janë si në vijim: Redona Gashi -50kg dhe ekiporja e femrave e fituan të argjendtën.
Ndërsa të bronztën e fituan: Benjamin Shabani +84kg, Behije Mustafa -68kg dhe Elmedina Ostogu.
Kurse në ditën e parë të këtij kampionati Kosova i fitoi dy të argjendta dhe një të bronztë. /Klankosova.tv