Vendoset tabela me emërtimin e heroit Afrim Bunjaku

Pasi Qeveria e Kosovës një natë më parë mori vendim për emërtimin e rrugës rajonale R-217, segmenti Ballaban – Banjskë, me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku sot është vendosur tabela në këtë rrugë.

Kjo tabelë është vendosur në kthesën nga rruga kryesore, si dhe në hyrje të Banjskës.

Këtë e bëri të ditur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve që bëri tek varri i heroit, Afrim Bunjaku.

Ai tha se “kjo është rruga e të gjithëve.

“Sot në Banjskë është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku, kjo është rruga e të gjithë neve”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, heroi Afrim Bunjaku u vra natën e 24 shtatorit të vitit 2023 nga grupi terrorist me në krye Milan Radoiçiqin i cili endet i lirë në Serbi. /Telegrafi/

Read Previous

Liga Premier miraton ndryshimin e madh të rregullave në afatin kalimtar që do të fillojë nga vera e ardhshme

Read Next

Trump: Zelensky shpreson për fitoren e demokratëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA