​Shtyhet seanca për rastin e sulmit terrorist në Banjskë

Seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e sulmit terrorist ne Banjskë është shtyrë për datën 9 tetor 2024 nga ora 09:30 pas kërkesës nga mbrojtja qe kjo seancë të shtyhet për shkak se nuk kanë pas kohë për përgatitje për shkak të afatit të shkurtër kohor pas pranimit të aktakuzës.

Sipas tyre edhe të akuzuarit aktakuzën nuk e kanë pranuar në gjuhen serbe.

Kjo kërkesë e mbrojtjes u kundërshtua nga Prokurori i Specializuar, Naim Abazi i cili e konsideroi si të paarsyeshme këtë kërkesë.

E më pas kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti tha se për përgatitje efikase nga ana e mbrojtjes shtyhet kjo seancë. /KosovaPress/

Read Previous

Uragani i frikshëm në Florida, nisin me urgjencë evakuimet e banorëve

Read Next

Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlantike