Stacioni Policor në Gjakovë ditën e djeshme ka zbatuar një urdhër-kontrollë të lëshuar nga Gjykata në dy lokacione, ku janë sekuestruar dy armë zjarri.
Sipas raportit policor përveç armëve të sekuestruara, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe një shumë parash, mbi dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me shmangie nga tatimit. Në përputhje me vendimin e Prokurorit të Shtetit, personat e dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.