“Kriminel lufte dhe mbrojtës i përdhunuesve”

Komuniteti shqiptaro-amerikan në New York ka protestuar ndaj pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Harry Bajraktari, një aktivist i njohur i komunitetit shqiptar, në një postim në “X” ka publikuar një video ku shihet një kamion me një ekran gjigand ku shfaqte mesazhe kundër Vuçiqit dhe fakte nga lufta në Kosovë.

“Serbia ka gjak në duart e saja, ndaloni së mbrojturi kriminelët”, “Drejtësi për vëllezërit Bytyqi”, Vuçiq=Millosheviqi 2.0”, ishin disa prej këtyre mesazheve që u shfaqën kohë pas kohe në ekran.

Bajraktari e ka quajtur Vuçiqin “kriminel lufte dhe mbrojtës të përdhunuesve”.

Ai ka theksuar se komuniteti shqiptaro-amerikan e ka mirëpritur Vuçiqin me një mesazh të qartë: “Përdhunimi i përdorur si armë lufte.”

Bajraktari ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë dhe ka denoncuar vonesën në ndëshkimin e krimeve të luftës. /Telegrafi/

Read Previous

Izraeli po përgatitet për një ofensivë të mundshme tokësore në Liban

Read Next

Izraeli zotohet të vazhdojë të luftojë Hezbollahun me ‘forcë të plotë’