Nga Red Bull te Aston Martin, Adrian Newey, gati për sfidën e re

Adrian Newey u largua nga Red Bull te Aston Martin dhe zyrtarisht detyrën do ta fillojë në javët e para të vitit 2025.

Por shpejt suksesi e ka shoqëruar në skuadrat e mëparshme? Sa ndikim kanë pasur ndryshimet në rregullore? Dhe si janë sjellë njërëzit kur kanë punuar më të? Të gjitha këto do përpiqemi të analizojmë në vazhdim…

March/Leyton House

Eksperienca e parë e Newey’t në F1 rregjistrohet me “Fittipaldi Automotive” në fillimet e viteve ’80. Ndërsa më pas kaloi te Leyton House/March gjatë sezonit 1988 dhe atij 1989. U shkarkua në verën e vitit 1990, pas disa paraqitjesh dhe rezultatesh të rëndësishme në CV e tij.


Williams
Williams e vuri nën kontratë në vitin 1991 si drejtues i Departamentit të dizenjimit duke punuar përkrah Drejtorit Teknik, Patrick Head. Williams po fitonte rregullisht gara duke vënë nën presion kampionët e McLaren. Por ndryshimet në vitin 1992 kur Newey solli amortizatorët aktivë dhe “traction control” – bënë pluhur e hi çdo rivalitet. Nigel Mansell fitoi 9 gara dhe titullin e pilotëve në vitin 1992 ndërsa me ndihmën e Riccardo Patrese’s, Williams dhe Newey fituan titullin e 1’rë për konstruktor. Në 5 vitet e ardhshme, makinat Williams të projektuara nga Newey, fituan 7 nga 10 titujt kampionë, seri që u ndërpre nga ndarja tragjike nga jeta e Ayrton Senna’s në “San Marino Grand Prix” në vitin 1994. Newey në këtë periudhë numëron 78 pole positions, 59 gara të fituara dhe përveç Mansell, tituj kampionë me Alain Prost, Damon Hill dhe Jacques Villeneuve.


McLaren
Pas fitoreve dhe titujve te Williams, Neëey ishte gati për hapin e rradhës në karrierë dhe në prag të sezonit 1997, britaniku pranoi ofertën e McLaren ku mori rolin e Drejtorit Teknik që mbahej nga Head te Williams. Impakti i tij ishte minimal fillimisht, por duke shfrytëzuar ndryshimet në rregullore, kontributi i tij u duk në projektimin e makinës për vitin 1998. Si rezultat Newey solli të parin titull të dyfishtë për pilotë dhe konstruktorë në 7 vite nën pilotimin e Mika Hakkinen dhe David Coulthard. Në vitin 1999 pati ndryshime të reja dhe McLaren ndau sukseset me Ferrari’n – Hakkinen u shpall sërish kampion për pilotët ndërsa Scuderia triumfoi në betejën e konstruktorëve. Në vitet e dominimit të Ferrari’t, makinat e projektuara nga Newey fituan një sërë garash, por jo më tituj. Kimi Raikkonen iu afrua në vitin 2003 dhe sfidoi Renault në vitin 2005.


Red Bull
Në këto kushte, Newey ndjeu se ishte koha për një sfidë të re. Dhe në vend që të shkonte në një skuadër të konsoliduar ai zgjodhi të shkonte te Red Bull në rolin e Shefit Teknik Operacional ku ish piloti i Williams dhe McLaren, Coulthard në bashkëpunim me Christian Horner luajtën një rol të rëndëishëm për ta marrë në një skuadër pa histori. Ashtu si te McLaren, Newey nuk pati asnjë influencë në makinën e vitit 2006 por punoi për projektet pasuese të viteve 2007 dhe 2008. Ndërsa me ndryshimet në vitin 2009 rivaliteti ishte i lartë me Braën GP duke qënë një paralajmërim për dominimin 4 vjeçare 2010-2013, ku Red Bull fitoi 8 titujt në pistë për pilotë dhe konstruktorë me pilotimin e Sebastian Vettel dhe Mark Webber. Kjo periudhë u shoqërua me problemet e motorrit Renault dhe përmirësimet e rivalëve të Mercedes që i dhanë fund serisë pozitive të austriakëve. Në vitin 2021 pas disa sezoneve bashkëpunim me japonezët e Honda’s gjejmë një Red Bull të rivitalizuar që garoi kokë më kokë me rivalët e Mercedes për të dy titujt – Max Verstappen fitoi një garë dramatike në Abu Dhabi duke i dhënë Newey’t dhe skuadrës të parin titull prej vitit 2013. Ajo që pasoi i përket historisë me fitoren e 38 nga 44 garat e periudhës 2022-2023.


Aston Martin
2024 filloi në të njëjtën mënyrë por Newey vendos të tërhiqet nga Red Bull një sezon para fundit të kontratës dhe pas më shumë se dy dekadave në bord. Ofertat për aventurën e re nuk munguan por në fund Newey zgjodhi atë që e shndërroi në Partnerin e Menaxhimit Teknik te Aston Martin në projektin ambicioz të Laërence Stroll. Përveç të tjerëve ai gjen aty dy herë kampionin e Botës në vitet 2005 dhe 2006, Fernando Alonso. Spanjolli dhe të tjerët te Aston Martin presin që Neëey të udhëheqë nisjen e një periudhe të suksesshme nga viti 2026, kur do të hyjnë në fuqi edhe rregullat e reja në Formula 1. /Euronews.al/

Read Previous

Konjufca: Jam optimist për një zgjidhje rreth CEFTA-s

Read Next

Liverpool synon të rrëmbejë objektivin e merkatos së Manchester United