Flet mjeku që operoi Ramën: Si është gjendja e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama është në gjendje të mirë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua për shkak të një problemi me hernien inguinale. Mjeku që kreu ndërhyrjen, Arben Gjata, konfirmoi për Euronews Albania se operacioni ka kaluar me sukses dhe se kreu i qeverisë është zgjuar.

“Operacioni shkoi në rregull dhe kryeministri është zgjuar,” deklaroi Gjata për Euronews Albania.

Rama u operua të enjten në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza,” ku pritet të kalojë natën e sotme. Prej disa kohësh, kreu i qeverisë vuante nga një problem me hernien. Kryeministri Rama e paralajmëroi këtë ndërhyrje më 29 gusht, gjatë një inspektimi në spital. /Euronews.al/

Read Previous

Rruga “Gucia” e rregulluar së fundmi, kanalizimet dalin në sipërfaqe

Read Next

Vitia: Do të zvogëlohet lista e pritjes në Klinikën Ortopedike