Njëzet e tetë punonjës shëndetësorë në Liban janë vrarë në 24 orët e fundit, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë shtypi se shumë punonjës shëndetësorë gjithashtu “nuk janë duke raportuar për detyrën që kanë pasi u larguan nga zonat ku punojnë për shkak të bombardimeve”.
Planet për të dërguar një dërgesë të madhe të ndihmës së parë dhe furnizimeve mjekësore në Liban nuk do të mund të realizohen të premten për shkak të kufizimeve të fluturimit mbi vend, shtoi ai, shkruan BBC./Klankosova.tv.