Arrestohen pesë persona në Gjakovë

Sot pesë persona meshkuj kosovar të moshës madhore janë arrestuar pasi të njejtit ishin përfshirë në një përleshje fizike rreth orës 15 e 50 në rrugën “Martirët e Kombit” në Gjakovë. Policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe trembëdhjetë fishekë, ndërsa tek një i dyshuar tjetër një shufër metalike. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të gjithë të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, thuhet në njoftimin policor.

Read Previous

Probleme të ndryshme në fshatin Molliq, vështirësohet jeta e banorëve

Read Next

Parashikimi i motit për ditën e sotme