Sot, në Malishevë, pritet një përballje e fortë në kuadër të javës së tetë të Raiffeisen Ligës së Parë, ku KF “Rahoveci” do të ndeshet me KF “Vëllaznimin” në stadiumin “Liman Gegaj.” Takimi nis në orën 15:00 dhe vjen në një moment kyç të sezonit për të dy skuadrat.
KF “Vëllaznimi” ka pasur një start të mirë në këtë sezon dhe do të kërkojë të vazhdojë me rezultatet pozitive për t’u pozicionuar sa më lart në tabelë. Nga ana tjetër, KF “Rahoveci”, që luan në terren neutral, kërkon të përfitojë nga kjo ndeshje për të siguruar pikë të vlefshme në rrugëtimin e tyre.
Me një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese, përballja në Malishevë pritet të sjellë emocione dhe rivalitet, ndërsa të dyja ekipet kërkojnë fitoren për të përmbushur ambiciet e tyre. /tvsyrivision/