Aksidentohet autobusi në Gjermani, lëndohen 30 persona

30 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident, ku autobusi u përplas me një furgon në Dresden të Gjermanisë mëngjesin e sotëm.

Të paktën dy prej tyre u lënduan rëndë, tha një zëdhënës i zjarrfikësve, transmeton Klankosova.tv.

Fillimisht u fol për 25 persona të lënduar.  Në vendin e ngjarjes shihet dhe një pemë e rrëzuar, teksa ka rënë mbi autobus./Klankosova.tv

Read Previous

Nis në Kosovë mbledhja e ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në Bosnje

Read Next

Një nga telefonat më të pritur të vitit po vjen më herët nga sa mendohej