Deputetët kosovarë pjesë e takimeve në kuadër të Procesit të Berlinit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani, Blerta Deliu – Kodra dhe Agon Batusha, njëherësh anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane, po marrin pjesë në takime me përfaqësues dhe zyrtarë të BE-së, të angazhuar në kuadër të Procesit të Berlinit. Takimi po mbahet në Parlamentin e Gjermanisë, Bundestag.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht dhe është pjesëmarrëse aktive në të gjitha proceset që dalin nga Procesi i Berlinit, të gjitha këto, në funksion të ofrimit të vendit tonë më afër BE-së, më shpejt dhe më sigurt,” ka shkruar Ujkani në ‘Facebook’.

Ndryshe, në takim po marrin pjesë edhe anëtarë të Komisioneve për çështje të integrimeve evropiane nga vendet e Ballkanit Perendimor. /RTKlive

Read Previous

Kujdes nga ky mashtrim që synon llogaritë e Gmail

Read Next

Shujtat e FSK-së, Presidentja Osmani kërkon takim e deputetët seancë të jashtëzakonshme