Juventus dhe Manchester United po konsiderojnë shkëmbimin mes Ronaldo dhe Pogba

Manchester United është i interesuar për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Juventus, raporton portali italian Calciomercato.

Red Devils po ashtu konsiderojnë që në ofertë për rikthimin e portugezit në Old Trafford të përfshijnë edhe mesfushorin Paul Pogba.

Reprezentuesi francez kërkohet po ashtu nga ish klubi i tij duke i hapur rrugë mundësisë së shkëmbimit me Ronaldon.

Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2022 por së fundmi kanë filluar spekulime se ai mund të largohet nga Torino, pas përfundimit të këtij sezoni.

Read Previous

Dhëmbi mbi 2 centimetërsh i djaloshit kanadez bëhet rekord botëror

Read Next

Gruaja fundoset në baltën pranë plazhit, shpëtohet nga zjarrfikësit (VIDEO)