Murati: Qeveria arriti të frenojë rritjen e çmimeve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se inflacion e rritje çmimesh ka pasur në nivel global, dhe patjetër që një ndikim i tillë është transmetuar edhe tek ne në Kosovë.

Murati, në një postim në Facebook, ka shkruar se rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, porse qeveria ia ka dalë ta ngadalësojë e frenojë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera.

“Por në një situatë ku inflacioni ka goditur gjithandej, duhet të ndalemi dhe të shohim se si qëndrojmë në raport me shtetet tjera. Pra, rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, por sa kemi arritur si qeveri ta ngadalësojmë e frenojmë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera”, shkruan Murati.

Ai ka prezantuar një tabelë nga faqja TradingEconomics.

“Në muajin shtator 2024, Kosova ka regjistruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas TradingEconomics”, ka thënë ai./rtklive

Read Previous

Marrëveshja me Italinë, niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë

Read Next

UNICEF: Një në shtatë adoleshentë në BE vuan nga çrregullime mendore