Tre vëllezër përleshen për një pronë në Mitrovicë, njëri bëhet për spital

Një mosmarrëveshje rreth pronës është bërë shkak i përleshjes fizike mes tre vëllezërve në Mitrovicë, njofton policia.

Njëri nga të përfshirët në përleshje ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka arrestuar dy vëllezër.

Njëri nga të dyshuarit ka ikur në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Hamës Jashari, Mitrovicë Jugu, 12.04.2021-20:20.  Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar -vëllezër pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth pronës, janë përleshur fizikisht ne mes vete. Ne përleshje ka qene i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër vëllai i tyre i cili është larguar ne drejtim te panjohur. Si pasoj e përleshjes njeri nga te dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor .Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar ne procedure te rregullt.

Read Previous

Vlera e Bitcoin-it, arrin nivel rekord

Read Next

Fisi Grezda, 12 vjeçari i apasionuar pas tenisit