Një person derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër ishte rrëzuar nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndime i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:48, në Han të Elezit.
Siç thuhet në raport, sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, ishte rrëzuar nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndime i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.