Kosova edhe sivjet e pranishme në Panairin e Librit në Frankfurt

Creator: Jens Kalaene Copyright: Verwendung weltweit

Këto ditë në Frankfurt të Gjermanisë po mbahet panairi më i madh i librit në botë. Në mesin e 7 500 ekspozuesve, edhe këtë vit e pranishme ishte Kosova.

Edon Zeneli nga Shoqata e Botuesve e Kosovës ka theksuar se janë mbi 20 botues nga Kosova dhe Shqipëria, botimet e të cilëve paraqiten këtu, qoftë ata botues privatë, botime të institucioneve publike.

“Kemi të pranishëm më shumë se dhjetë shkrimtarë nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga diaspora që prezantojnë botimet e tyre këtu”, ka deklaruar ai për RTK.

Gjatë ditëve të panairit u mbajtën edhe disa promovime librash nga shkrimtarët nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga ata që jetojnë në diasporë.

Në mesin e tyre ishte Dorina Hoxha nga Tirana për ta promovuar librin e saj të fundit “Një zarf i vonuar nga Marburgu”, e cila për librin bëri me dije se “prek fenomenet aktuale të kohës, dashurinë në distancë, zhvillimin teknologjik dhe në fund përfundon me një dramë”.

E ftuar nderi në këtë edicion të panairit kësaj radhe ishte Italia, e cila paraqiti traditën letrare. /RTKlive

Read Previous

Krasniqi: Nuk ka asnjë arsye që Ura e Ibrit të vazhdojë të jetë e mbyllur

Read Next

Aliu: Ndoshta mund të jem pjesë e hetimeve, por zyrtarisht s’jam njoftuar