Vendet me shpejtësinë më të lartë të internetit në botë

Kur bëhet fjalë për shpejtësinë e internetit, Evropa ka disa nga lidhjet më të shpejta të internetit në botë.

Në një renditje të publikuar nga Cable, dhjetëshja dominohet nga vendet evropiane.

Me një shpejtësi prej 264.5 Mbps, ishulli Jersey ka internetin më të shpejtë në botë, i ndjekur nga Lihtenshtajni (246.8).

Maja e renditjes globale përmban shumë mikro-shtete. E Nëse i përjashtojmë ato, atëherë Islanda (229.4 Mbps), Franca (152.5 (Mbps) dhe Holanda (142.5 Mbps) kanë internetin më të shpejtë në Evropë.

Në anën tjetër, Turqia (24.8 Mbps), Shqipëria (25.4 Mbps) dhe Kroacia (25.7 Mbps) kanë internetin më të ngadaltë në Evropë.

Por Kosova me 57.3 Mpbs nuk qëndron keq në Ballkan, lë pas Kroacinë, Malin e Zi, Turqinë e Greqinë. /Telegrafi/

Read Previous

Pas Shqipërisë, Von der Leyen viziton Maqedoninë e Veriut

Read Next

Baloni i Koresë së Veriut hedh mbeturina në kompleksin presidencial të Koresë së Jugut për herë të dytë