Fluks i madh turistësh edhe gjatë vjeshtës në Shqipëri

Image: Lonely Planet

Shqipëria vijon të presë turistë edhe gjatë vjeshtës. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në vend kanë hyrë  rreth 9.7 milionë turistë të huaj.

Vetëm gjatë muajit shtator rezulton se shifrat kanë pësuar një rritje me 4% krahasuar me një vit më parë ose në shifra 1 milion e 146 mijë turistë të huaj.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime ,arsyet shëndetësore por edhe  vizitë tek të afërm.

Ajo që vihet re në raportin e Instat është edhe fakti se gjatë muajit shtator në Shqipëri ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëe të huaj që kanë ardhur për arsye shëndetësore  apo estetetike./abcnews.al

Read Previous

Gjermania premton më shumë viza për indianët gjatë vizitës së Scholz

Read Next

Guardiola mbështet Foden të Man City për të dalë nga rënia