Arrestohet një person për therjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte therë për vdekje një person të dielën në Prishtinë.

Përmes raportit 24 orësh të PK-së është njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën Tirana në kryeqytet.

“Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Në vendin e ngjarjes potencohet se kanë dalur prokurori kujdestar dhe njësia e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Aty theksohet edhe që një person është gjetur i vdekur të dielën në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore”.

Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.

Edhe një person është arrestuar në Xërxë të Rahovecit për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokacionin e lartcekur kishte shtënë Te dyshuarit i është bërë matja e alkoolit dhe ka rezultuar se kishte qenë nën ndikim të alkoolit me armë”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes tregohet se “është konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë, katër gëzhoja dhe 46 fishekë”.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Albanianpost.com

Read Previous

Irani thotë se do t’i përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion” për t’iu përgjigjur sulmit izraelit

Read Next

| SHKOLLË GJAKOVE | – “ZEF LUSH MARKU”