“Kosova është mbretëri e qymyrit dhe ne flemë mbi të”, mbahet debati rreth energjisë mikse

“Kosova është mbretëri e qymyrit dhe ne flemë mbi të”, mbahet debati rreth energjisë mikse.

“Kosova konsiderohet si mbretëri e qymyrit, ne flemë mbi të, andaj ne duhet ta shfrytëzojmë këtë përparësi“, kështu u tha midis tjerash në debatin e mbajtur sot me rastin e publikimit  të raportit nga instituti “Riinvest” me autor Luan Shllaku.

Ky raport, analizon sfidat dhe mundësite me të cilat përballet Kosova në rrugën e saj drejt një të ardhme të pastër energjetike.

Autori, Luan Shllaku ka folur për miksin e energjisë që na duhet.

“Agjenda e gjelbër është një nocion e cila sjellë një rregullativë, një udhërrëfyes si duhet të sillen në të ardhmen. Ne jemi të pasur i kemi 14 milion qymyrë. Kosova ndodhet e mberthyer ne nje konfrontim te veshtire midis nje mendjesis të të jetuarit në “mbretërinë e qymyrit” dhe premtimit të një të ardhme të pastër sipas Axhendës së Gjelbër të BE-së.“, ka thënë Shllaku, transmeton IndeksOnline./Indeksonline/

Read Previous

Zbulohet mesazhi që Messi i dërgoi Rodrit pas fitimit të Topit të Artë

Read Next

Ndeshja ndaj Parmës, Motta: Duhet të mbrohemi më mirë për të marrë 3 pikët