Osmani e Maqedonci në Doha vizitojnë ekspozitën me armatim inovativ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, morën pjesë në Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar, një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e sigurisë.

Osmani theksoi se “kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë publike, të cilat prodhohen edhe konform standardeve të NATO-s.”

Ajo e përshkroi Milipol Qatar si një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat dhe për të ndarë teknologjitë më të avancuara në mbrojtje.

Osmani dhe Maqedonci patën mundësinë të takohen me përfaqësues të tjerë të lartë nga vende të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e aleancave strategjike përballë sfidave të reja të sigurisë. /Telegrafi/

Read Previous

Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë

Read Next

Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar në fluturimin më të gjatë deri më tani