Progresraporti i BE për Shqipërinë, Rama: Raporti me pozitiv i të gjithë këtyre viteve

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se raporti i Komisionit Evropian është raporti më pozitiv i gjithë këtyre viteve.

Ai theksoi e ecuri e Shqipërisë është pozitive dhe këtë e dëshmon dhe Konferenca e dytë ndërqeveritar, në të cilën u hapën dhe grupkapituj e parë të negociatave të vendit me familjen Evropiane.

Ai u shpreh se ky raport është dokumenti më serioz ndërkombëtar dhe Shqipëria i qëndron besnik zbatimit të rekomandimeve.

“Raporti I progresit në këndvështrim është dokumenti më I plotë, më i detajuar ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne riformohem fjali për fjali në kuptimin e plotë të fjalës, sepse është vetmi raport ndërkombëtar, që bazohet në fakte, jo në perceptime dhe jo në sondazhe dhe I referohet fakteve nën dritën e  parimeve dhe standardeve europiane. Më vjen mirë, që sot marrim një raport pozitiv, raporti me pozitiv I të gjithë këtyre viteve. Normal i tillë, sepse I tillë është edhe ecuri e vendeve dhe konferenca e dytë afirmoi njohjen përparimit të bërë nga Shqipëria për këtë fazë të negociatave për anëtarësi, Raporti është real dhe I balancuar dhe siç njehe të gjithë progresin e bërë, shënjon me përpikëri dhe piketa për hapat që duhen bërë me tej dhe çështjet që duhet të përqendrohem për ti përmbushur të gjitha kushte e kërkuara dhe në përmbledhjet e ambasadorit ishin të qartë se social janë adresimet që duhen bërë në këtë fazë të procesit”, tha ai. /abcnews.al

Read Previous

Lloji i ri mpox në MB

Read Next

Borrell: Dialogu s’ka të bëjë me njohje, ajo vjen krejt në fund