Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer.
Kusari-Lila, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se në takim është diskutuar pos tjerash edhe për zgjedhjet e ardhshme
“Theksuam stabilitetin e mandatit tonë të parë të plotë legjislativ, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe angazhimin tonë për reforma. Austria mbetet një partner jetik në rrugëtimin tonë demokratik dhe evropian”, ka shkruar ajo./indeksonline/