Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin turk

Komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani sot është takuar me ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

“Gjeneralmajor Enrico Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.

Në njoftimin e Facebookut bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është folur për sigurinë në Kosovë.

“Gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në organizatat ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s”./Indeksonline/

Read Previous

Të dërguarit e SHBA në Izrael për të kërkuar planin e armëpushimit në Liban

Read Next

Kush janë gjeneralët e Koresë së Veriut që Ukraina thotë se janë në Rusi?