Flamuri i BE-së në Kosovë ulet në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Spanjën

Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë, flamuri i BE-së në Kosovë është ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me shtetin që po përballet me fatkeqësi natyrore.

Në një postim në “X” në faqen e Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se BE-ja në Kosovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe miqtë që humbën më të dashurit e tyre.

“Sot, flamuri i BE-së është ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Spanjën dhe popullin e saj. BE-ja në Kosovë shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet dhe miqtë që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në përmbytjet shkatërruese në Spanjë”, thuhet në postim.

Deri tani raportohet se 95 persona kanë vdekur nga përmbytjet ndërkohë shumë të tjerë janë ende të zhdukur. /Klankosova.tv/

Read Previous

Tadpoli fosil më i vjetër i njohur ishte një foshnjë e madhe

Read Next

Sulmi izraelit plagos civilë në Sirinë qendrore, thonë mediat shtetërore