Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Konferencën e Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë të mbajtur në Montreal të Kanadasë.
Në këtë konferencë Hasani shprehu angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar të bashkuar për të trajtuar koston njerëzore të agresionit rus.
“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën në ndihmë urgjente, mbrojtjen civile, mbështetjen për personat e zhvendosur dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike”, theksi kryediplomati shqiptar.
“Jemi të vendosur që paqja, stabiliteti dhe drejtësia për Ukrainën duhet të mbizotërojë”, theksoi më tej Hasani.
Ministri gjithashtu falënderoi Kanadanë për pritjen dhe Norvegjinë dhe Ukrainën, për bashkorganizimin e kësaj konference të rëndësishme. /ATSH/