Spanja dërgon edhe 500 ushtarë të tjerë në Valencia

Edhe 500 ushtarë janë dërguar në rajonin e Valencias mes kritikave të autoriteteve lokale mbi përgjigjen ndaj katastrofës së përmbytjeve që goditi Spanjën në ditët e fundit.

Mbi 200 persona kanë vdekur, me shumicën prej tyre në Valencia, por numri i të vdekurve pritet të rritet.

Reshjet e dendura që nisën të hënën shkaktuan përmbytje që shkatërruan ura e mbuluan qytezat, duke i lënë njerëzit pa ujë, ushqim e energji elektrike, raportoi BBC. 

Mijëra njerëz kanë udhëtuar nga Velencia në zona të tjera, por të premten autoritetet kanë njoftuar se trafiku në rajon do të ndalohet gjatë fundjavës për të siguruar qasje për punëtorët e emergjencës.

Paralajmërimet për motin e keq mbesin në fuqi në verilindje dhe jug të Spanjës deri të dielën.

Rreth 1,700 ushtarë tashmë janë duke punuar në operacione të kërkimit dhe shpëtimit në Valencia, edhe pse shpresat për të gjetur të mbijetuar po shuhen.

Autoritetet lokale po përballen me kritika për përgjigjen e ngadaltë dhe mungesën e paralajmërime para përmbytjes.  /koha.net/

Read Previous

SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë

Read Next

Muriqi zëvendësues në disfatën e Mallorcas