Tre të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Pejë

Një veturë është aksidentuar me trenin e udhëtarëve të shtunën në Pejë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë për mediat zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ata janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës për tretman mjekësor.

Tre personat që janë lënduar u dërguan në Spitalin e Pejës.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë vitit 2023 kanë ndodhur mbi 22 mijë aksidente rrugore. /Albanianpost.com

Read Previous

Shtëpia e Bardhë: Ndihma e re për Ukrainën është rrugës

Read Next

Nazmi Bejtullahu, themeltari i farmacisë në Gjakovë, ende aktiv