Monedhat e huaja, dollari amerikan, euroja dhe paundi britanik humbën terren këtë të hënë në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa franga zvicerane u forcua.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye me 90.14 lekë, duke humbur 0.41 pikë. Një euro u këmbye me 98.27 lekë, ose 0.05 lekë më pak se një ditë më parë.
Paundi britanik u këmbye të hënën me 116.89 lekë, ose 0.01 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.09 lekë duke u këmbyer me 104.41. /ATSH/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj Dollar Amerikan USD 90.14 -0.41 Euro EUR 98.27 -0.05 Poundi Britanik GBP 116.89 -0.01 Franga Zvicerane CHF 104.41 +0.09 Jeni Japonez (100) JPY 59.39 +0.11 Dollari Australian AUD 59.42 0.00 Dollari Kanadez CAD 64.81 -0.17 Korona Suedeze SEK 8.45 -0.01 Korona Norvegjeze NOK 8.22 +0.01 Korona Daneze DKK 13.18 0.00 SDR SDR 120.00 -0.58 Ari(OZ 1) XAU 247028.67 -1,576.36 Argjend(OZ 1) XAG 2949.83 -13.54 Juani Kinez (onshore) CNY 12.70 -0.01 Juani Kinez (offshore) CNH 12.70 0.00 Lira Turke TRY 2.63 -0.01