Policia në Prishtinë arreston dy të dyshuar për vjedhje

Njësia e reagimit të shpejt, në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, ka arrestuar dy persona në orët e para të ditës së sotme.

Burime të IndeksOnline pohojnë se dy të dyshuarit ishin në kërkim, pasi kishin kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ata u arrestuan rreth orës 01:00, në fshatin Mazgit.

Me të identifikuar të dyshuarit, njësitet policore iu janë vënë pas. Duke shmangur ndalesën e policisë fillimisht, të dyshuarit u kapen në Mazgit./IndeksOnline/

Read Previous

Dita ndërkombëtare për Parandalimin e Shfrytëzimit të Ambientit në Luftëra dhe Konflikte të Armatosura

Read Next

Prishtina pret Dritën në ndeshjet e mbetur nga xhiro e dytë